Andi Allushi është njëri nga shqiptarët i cili në shtator zgjodhi të largohet nga Shqipëria drejt Britanisë në mënyrë ilegale. Në një lidhje me studion e Opinion, ai tregon se e ndërmori këtë hap për të siguruar një jetë më të mirë për familjen e tij.
Allushi tregoi se në vendin tonë ka lënë gruan dhe 2 fëmijët. Po ashtu ai tha se për të kaluar kanalin britanik kishte paguar 3500 paund, para të cilat siç u shpreh prej që t’i nxjerrë duke punuar në ndërtim.
Blendi Fevziu: Kur je larguar drejt Britanisë së Madhe?
Andi Allushi: 17-18 Shtator kam arritur të hipi në gomone.
Blendi Fevziu: Kë ke lënë në Shqipëri?
Andi Allushi: Kam lënë familjen time, gruan dhe 2 fëmijët.
Blendi Fevziu: Pse u nise drejt Britanisë?
Andi Allushi: Për një jetë më të mirë… Kam jetuar në Gjermani, u riktheva nuk m’i rinovuan dokumentet dhe për arsye ekonomike u detyrova të shkoja prapë.
Blendi Fevziu: Çfarë të bën të besosh që do i marrësh në Britani?
Andi Allushi: Nuk është se kam shpresë që mund të marr dokumente, por që eci me idenë për të ndihmuar familjen time, që fëmijët e mi të mos i mungojë asgjë. Sepse duke jetuar në Shqipëri e dimë shumë mirë të gjithë se çfarë na jep Shqipëria.
Blendi Fevziu: Andi ke udhëtuar me gomone, sa pagove për të gjithë këtë operacion?
Andi Allushi: Vetëm rruga më ka kushtuar 3500 paund.
Blendi Fevziu: Dhe çfarë pune do të bësh në Angli?
Andi Allushi: Për momentin po punoj në ndërtim.
Blendi Fevziu: Dhe duke punuar në ndërtim e nxjerr këtë shpenzim të investimit që ke bërë?
Andi Allushi: Normalisht po.