Berisha takon Kujtim Gjuzin dhe "deputetin e kaçurrelave" për zgjedhjet lokale 2023

10 October 2022, 18:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
Berisha takon Kujtim Gjuzin dhe "deputetin e kaçurrelave"
Berisha dhe aleatët e tij jashtë Kuvendit

Kryetari i PD-së, Sali Berisha po zhvillon në selinë blu një takim me kryetarët e partive jashtëparlamentare ku po diskutohet për zgjedhjet lokale që mbahen vitin e ardhshëm.

Siç shihet nga fotot e shpërndara nga vetë zyra e shtypit të PD-së, në takim ndodhet kryetari i Partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova, kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, Sali Shehu i Frymës së Re Demokratike, Kujtim Gjuzi, Kostaq Papa i cili bëri bujë vjet me deklaratën e kaçurrelave, Adriatik Alimadhi, Kreshnik Osmani etj.

Shumë prej emrave që janë në tryezë, PD i ka sulmuar në kohën kur ata pranuan mandatet për t'u futur në Kuvend.

Në fokus të këtij takimi do të jetë diskutimi për daljen me një kandidat të përbashkët të të gjitha partive opozitare në këto zgjedhje.



Video