Shqipëria “portë” kontrabande, vetëm gjatë shtatorit janë sekuestruar mbi 2 milion litra naftë

10 October 2022, 15:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqipëria “portë” kontrabande, vetëm gjatë
Në foto: Drejtori i krimit ekonomik-financiar në policinë e shtetit Lutfi Minxhozi

Shqipëria është kthyer muajt e fundit në një portë kontrabande, kryesisht me naftën por edhe produktet farmaceutike. Drejtori i krimit ekonomik-financiar në policinë e shtetit Lutfi Minxhozi thotë se vetëm gjatë shtatorit janë sekuestruar mbi 2 milion litra naftë.

Vepra penale e kontrabandës ka shënuar rritje të ndjeshme vitin e fundit ndërsa policia vetëm muajin e fundit ka arrestuar 31 persona. Ndërkohë mbi 100 të tjerë rrezultojnë të jenë të implikuar në kalimin e mallrave kontrabandë.

Drejtori i krimit ekonomike-financiar në Policinë e Shtetit Lutfi Minxhozi në një intervstë për Ora News u shpreh se gjatë muajit shtator më shumë raste te goditjes ishin ato të kontrbandës së naftës por edhe të produkutëve farmaceutike.

"Kryesisht është në fushën e mallrave akcizës. Deri tani kemi sekuestruar 2 milion e 700 litra naftë, paketa cigaresh, vajëra lubrifikantë, produkte farmaceutike," tha ai.

Sipas drejtorit Minxhozi problem vijon të jenë peshkarexhat të cilët kryejnë aktivitetin e mallrave kontrabandë pasi ata furnizohen në det neutral, shkruan Ora.

"Vazhdon kontrabanta përmes pëeshkarexhave. Pastaj janë edhe pikat e kalimit. Sot po përdoren edhe forma të tjera të maskimit të mallrave kontrabantë si autobusë dhe furgona," tha ai.

Lidhur me evidentimin e 83 veprave penale vetëm për muajin shtator, drejtoria e krimit ekonomik-financiar po bashkëpunon me struktura të tjera.

"Janë organizuar edhe policia e krimit ekonomik me strukturat e kufirit që kanë një plan të posaçëm masash vetëm për këtë fushë," tha ai.

Sipas të dhënavë të siguruara nga 1 shtator janë evidentuar 83 vepra penale, me 109 autorë të implikuar. Po ashtu 31 janë arrestuar e ndërsa 78 janë proceduar në gjëndjë të lirë. Në total policia ka sekuestruar mbi 2 milion litra naftë, flori, aparate celularë dhe produkte ushqimore etj.


Video