Atentat shqiptarit në Itali, 39-vjeçari qëllohet me 7 plumba

10 October 2022, 13:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentat shqiptarit në Itali, 39-vjeçari qëllohet me 7 plumba
Foto ilustruese

Një 39-vjeçar shqiptar është qëlluar disa herë me armë zjarri në provincën e Raguzës në Itali. 

Mediat italiane thonë se shqiptari u qëllua gjatë natës me 7 plumba në afërsi të provincës Vittoria.

I plagosuri është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit Guzzardi di Vittoria, ndërsa raportohet se gjendja e tij është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje për të rindërtuar dinamikën dhe për të identifikuar autorin që qëlloi me armë zjarri ndaj shqiptarit.


Video