'Deizi Arapi e shau dhe e ofendoi tim bir', i ati i pronarit të mjetit akuzon Deizi Arapin: Ajo ku i gjen lekët? (Video)

10 October 2022, 10:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Deizi Arapi e shau dhe e ofendoi tim bir', i ati i pronarit të

Vetëm disa javë pasi mjeti i ‘gangsteres’ se Bilishtit Deizi Arapi u shkrumbua nga flakët, një tjetër mjet është djegur gjatë natës.

Pronarit të mjetit tip ‘Volkswagen’ Marsel Buçi i është djegur makina rreth orës 02:30 teksa ka qenë i parkuar pranë banesës së tij. Buçi është një punonjës karburanti ndaj së cilit edhe pse e pa vërtetuar, rëndonin akuza si përgjegjës i djegies së mjetit të Deizi Arapit.

E reja bëri publike çdo gjë për mediat ku tha se ish-kryetar i bashkisë së Devollit, Bledion Nallbati, i cili është aktualisht deputet i PD-së, fshihej pas zjarrvënies së mjetit të saj. Sipas Arapit, Nallbati kishte porositur, Marsel Bu­çin që t’i vinte flakën mjetit të ‘gangsteres’ së Bilishtit.

Deizi Arapi ka qenë e dyshuara kryesore për djegien e makinës së Marsel Buçit në Bilisht. I ati Urim Buçi në një prononcim për media u shpreh se për mjetin ka punuar me djersë dhe se dyshon te Deizi Arapi. Ai tha se nga shteti kërkon drejtësi por edhe kërkoi të dinte se ku i gjen paratë 27-vjeçarja.

Video e marrë nga Report TV:


Video