E rëndë në Divjakë/ Aksidentohet për vdekje fermeri, e goditi freza e dorës

10 October 2022, 15:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E rëndë në Divjakë/ Aksidentohet për vdekje fermeri, e

Një 72-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në fshatin Babunjë të Divjakës. I moshuari është goditur aksidentalisht nga mjeti bujqësor me të cilin po punonte tokën dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi

Rreth orës 13:55, në fshatin Babunjë, Divjakë, shtetasi A. B., 72 vjeç, është goditur aksidentalisht nga mjeti bujqësor (frezë dore) me të cilin po punonte tokën.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 72-vjeçari ka humbur jetën, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video