Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një makinë tip "Benz" pa targa është gjetur e djegur plotësisht pasditen e sotme në fshatin Shtyllas të Fierit. Dyshimet paraprake janë janë se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.
Burime bëjnë me dije se makina është konstatuar nga banorët e zonës që kanë njoftuar më pas edhe policinë e Fierit. Dyshohet se makina mund të jetë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale dhe është djegur për të humbur gjurmët.
"Rreth orës 17:30, në aksin rrugor Fier-Levan, në anë të rrugës së fshatit Shtyllas, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip "Benz”, pa targa. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes." thuhet në njoftimin e Policisë.