Hakerat iranianë kanë publikuar ditën e djeshme të dhëna të tjera konfidenciale të Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për disa lista me emrat e skeduarit nga uniformat blu.
Pjesë e këtyre listave ishin dhe emrat e disa ministrave apo ish-ministrave, politikanë të rëndësishëm dhe gazetarë të njohur për publikun. Madje, emrin tek to e gjetën dhe shumë qytetarë pa patur asnjë dijeni.
Por, nga këto publikime të hakerave iranianë, ka dhe nga ata qytetarë që kuptuan gabimet e Policisë së Shtetit me emrat dhe fotot e tyre. Bëhet fjalë për Adriatik Kurtin, për të cilin uniformat blu kanë vendosur foton e tij tek një person me precedent kriminal dhe ngatërrimi është bërë për shkak të emrit dhe mbiemrit të njëjtë.
Këtë gjë e ka bërë me dije vetë, Adriatik Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale ku shprehet se falë injorancës së Policisë, hoqi plot vuajtjte vite me radhë, teksa iu bën thirrje që ta ndryshojnë në sistemet e tyre.
Siç shihet dhe në dokumentin e mëposhtëm, fotoja e Adriatik Kurtit nga Librazhdi, ndërkohë që të dhënat janë të Adriatik Kurtit nga Spathari i Shkodrës.

Reagimi i plotë:
Edhe një herë Policia e Shtetit!
Personi në foto nuk është Adriatik Kurti nga Spathari i Shkodrës, as ai nga Tërnova e Dibrës, personit me preçedentë kriminale që falë injorancës suaj duke me ngatarruar hoqa plot vuajtje vite më rradhë! Unë jam Adriatik Kurti nga Spathari i Librazhdit rezident në Tiranë qe nga 2014! Ju lutem shikojeni edhe një herë figurën time se na morët në qafë more qafira!
