Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Bashkia Tiranë ka shpallur sot tenderin për ndërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar.
Kjo është faza e parë e cila ka një vlerë të fondit limit prej 1 miliardë e 854 milionë lekë pa TVSH.
Data e fundit për dorëzimin e dokumentave është më 3 nëntor 2022, ku kompania fituese do të ketë një kontratë për 27 muaj.
Ky projekt do të realizohet nga Bashkia e Tiranës për periudhën 2022-2024, dhe ka vlerë totale prej 4.8 miliardë lekë.
Viti 2023 do të ketë edhe peshën më të lartë buxhetore për këtë investim, prej 1.5 miliardë Lekësh.
Studimin dhe projektimin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar e kanë bërë dy studio, A&E Engineering dhe Studio Konsulente F&M Ingineria.