"Pagoi 3500 euro paradhënie", si porositi polici i burgjeve ekzekutimin e 2 personave

4 October 2022, 14:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Pagoi 3500 euro paradhënie", si porositi polici i burgjeve

Operacioni 'Porositësi' i policisë së Durrësit ka zbardhur një tjetër ngjarje të rëndë kriminale.

Punonjësi i policisë së Burgjeve, Flamur Bejko, ka paguar 3500 euro paradhënie vëllezërit Beqiraj për të vrarë 2 persona që ai kishte konflikt.

“Gjithashtu, dy vëllezërit janë kontaktuar dhe porositur edhe nga shtetasi F. B., që kundrejt pagesës të kryenin vrasjen e shtetasve S. Z. dhe I. H.  Për këtë veprimtari kriminale, vëllezërit kanë marrë një shumë paraprake prej 3500 eurosh dhe kanë siguruar mjetet për realizimin e kësaj ngarjeje dhe konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë datës 3 tetor 2022”, thuhet njoftimin e policisë.


Video