Prokuroria e Shkodrës ka konstatuar se fitimi i pronës 390 dynym rërë në Velipojë është bërë me dokumenta të falsifikuara dhe nuk ka kërkuar konfiskimin por pushimin e çështjes.
Ky vendim pritet të shpallet nga gjykata e Shkodrës me dt.05.10.2022 ora 13.00 për kërkesën e Prokurorit ndaj amnistimit të kësaj prone në favor të falsifikuesve ndërkohë që është kërkuar të vijonte konfiskimin dhe hetimin për veprat penale të "mashtrimit" dhe "pastrimit të produkteve të veprës penale" me pasoja të rënda sipas nenit 143 dhe 287 të K.Penal.
Prokuroria e Shkodrës ka konstatuar minimalisht 9 elementë të falsifikuar në një pronë prej 390 dynym tokë rërë ne Velipoje, dokumenta të cilat janë përdorur në Gjykatë kundër vendimit negativ të Agjensisë së Trajtimit të Pronave dhe nëpërmjet gjykatës është fituar kjo pronësi mbi brezin e rërës.
Pas këtij konstatimi një grup ekspertësh nga Prokuroria e Shkodrës nuk kanë kërkuar konfiskimin apo sekuestrimin e pronës dhe eliminimin e dokumentave të falsifikuara.
Prokuroria është mjaftuar me konstatimin e kalimit të afatit të parashkrimit për veprën penale të "falsifikimit" dhe gjithë këtë pronë ja lë ta gezojnë falsifikuesit. Rezulton nga dosja që kjo pronë është fituar në emër të një 99 vjeçarjeje të ndjerë.