E rëndë/ Hakerat iranianë publikojnë të dhënat e punonjësve të SHISH-it

2 November 2022, 23:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë/ Hakerat iranianë publikojnë të dhënat e
Godina e SHISH

Me një akt të pastër terrorizmi, hakerat iranianë kanë publikuar emrat e drejtuesve dhe shefave të sektorëve në Shërbimin Informativ Shtetëror.

Dokumentin, hakerat e kanë bërë publik mbrëmjen e së mërkurës në rrjetin social, Telegram.

Në listë që Vox News e disponon dhe ka vendosur që të mos e publikoj, janë rreth 400 emra të zyrtarëve që punojnë në SHISH.

Para disa ditësh, hakerat publikuan edhe të dhënat për automjetet e shqiptarëve, si dhe të dhënat personale të kryeministrit Edi Rama, bashkë me udhëtimet e tij jashtë vendit që janë regjistruar në sistemin TIMS.

Më herët hakerat kanë publikuar lista të tjera, të cilat kishin në shënjestër punonjës të Policisë së Shtetit.

Që prej vitit 2021 Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të këtij viti që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platforma e shërbimeve online e-Albania.


Video