Gjykata e riktheu në detyrë si sekretar i përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, REAGON Alban Dokushi!

20 Janar 2026, 14:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Alban Dokushi

Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, duke shpallur absolutisht të pavlefshëm urdhrat e lirimit nga detyra.

Shkarkimi është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, duke përbërë një shkelje të rëndë të standardeve ligjore dhe procedurale.

Vendimi gjyqësor ka efekt të menjëhershëm dhe është i detyrueshëm për zbatim, duke rivendosur plotësisht gjendjen juridike të mëparshme.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm, Alban Dokushi, është jurist me përvojë të gjatë në fushën e jurisprudencës dhe ka mbajtur një sërë funksionesh të rëndësishme në administratën publike, duke u njohur për profesionalizmin dhe integritetin e tij institucional.

Ky vendim përbën një tjetër precedent të qartë në mbrojtje të ligjshmërisë dhe shtetit të së drejtës në administratën publike.

Pas vendimit ka reaguar Alban Dokushi për TopNews:”Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin në detyrë të drejtuesit politik të zgjedhur të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, vendimi i Gjykatës Administrative rikthen gjithashtu në detyrë edhe drejtuesin e administratës së Bashkisë. Në këtë këndvështrim, gjykatat kanë korrigjuar dhe prapësuar shkeljet e rënda ligjore, të kryera në përpjekje për largimin në kundërshtim me ligjin të drejtuesve politikë dhe administrativë të Bashkisë Tiranë”.


Video