GJKKO lë në burg Astrit Avdylajn, organizoi atentatin ndaj Durim Bamit, me urdhër të Martinajt dhe Ndokës

1 July 2024, 12:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
GJKKO lë në burg Astrit Avdylajn, organizoi atentatin ndaj Durim
Astrit Avdyli

Gjykata e Posaçme la të pa ndryshuar masën e arrestit në burg për Astrit Avdylin, të arrestuar dy ditë më parë në banesën e tij në Shijak.

Avdylaj u arrestua të shtunën e 29 qershorit gjatë një operacioni që forcat speciale morën në vilën e tij në Shijak të Durrësit.

Astrit Avdyli dyshohet nga SPAK, se ka krijuar kushte për vrasjen e Durim Bamit duke bashkëpunuar me Arben Ndokën dhe Vis Martinajn.

Gjithashtu SPAK thotë se Avdyli ka futur ilegalisht nga Mali i Zi nipin e tij Aldo Avdylin, duke u ndihmuar edhe nga biznesmeni Miri Bruli që të vinte për të kryer vrasjen e Bamit me Arben Mërkurin, dhe do të kishte alibinë që ndodhej jashtë vëndit.


Video