Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Disa të rinj janë shoqëruar në Polici pasi protestuan para Kryeministrit Edi Rama për skandalin te Onkologjiku. "O maskara, e hoqe prape përgjegjësinë nga vetja", dëgjohet teksa thotë njeri prej tyre, ndërsa rojet e sigurisë shihen që ndalin të riun.
Të rinjitë kishin marrë një boks, teksa kishin vendosur aty fjalën e Kryeministrit të vitit 2013, teksa fliste për "shëndetësinë falas".
Një tjetër aktiviste tentoi t'i afrohej Ramës për t'i dhënë një broshurë për protestën e ditës së sotme përpara Ministrisë së Shëndetësisë në orën 19:00.
Të rinjtë janë dërguar forcërisht tek Komisariati nr 4 në Tiranë.