Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako është lënë në burg nga GJKKO, e cila ka caktuar masën 'arrest me burg', pasi u arrestua për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me aferën e Inceneratorit të Fiert.
Seanca ka nisur në orën 11:00 dhe u zhvillua me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave.
Mbrojtja ka kërkuar një masë më të lehtë, pasi sipas saj nuk ka qenë ish-deputeti socialist që ka hartuar dosjen për inceneratorin e Fierit.