Gjenden dy turistët që humbën në malet e Polisit në Librazhd

9 Qershor 2026, 22:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia ka njoftuar se janë gjendur dy turistët, që humbën sot në malet e Polisit në Librazhd.

Pas marrjes së njoftimit se kanë humbur dy turistë gjermanë, menjëherë janë vënë në lëvizje efektivët e Komisariatit në Librazhd. 

Në operacion u angazhuan shërbimet e Policisë, duke përdorur edhe një dron, si dhe punonjësit e shërbimit pyjor dhe strukturat vendore.

Pas 15 orësh kërkime, 2 turistët u lokalizuan në fshatin Gaferr, Njësia Administrative Stravaj, Bashkia Prrenjas, në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Humbën kontaktin gjatë eksplorimit të zonës malore të Polisit ?????, shërbimet e Policisë u erdhën në ndihmë 2 turistëve nga Gjermania.

Pas njoftimit të marrë për humbjen e kontaktit GPS me 2 turistë gjermanë gjatë eksplorimit të zonës malore të Polisit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd organizuan menjëherë një operacion kërkim-shpëtimi për lokalizimin e tyre.

Në operacion u angazhuan shërbimet e Policisë, duke përdorur edhe një dron, si dhe punonjësit e shërbimit pyjor dhe strukturat vendore, të cilët vijuan kërkimet intensive në terren.

Pas 15 orësh kërkime, 2 turistët u lokalizuan në fshatin Gaferr, Njësia Administrative Stravaj, Bashkia Prrenjas, në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se turistët kishin humbur orientimin gjatë lëvizjes në zonën malore dhe nuk kishin mundur të komunikonin për shkak të mungesës së mbulimit me sinjal telefonik.

Turistët falënderuan punonjësit e Policisë dhe të gjitha strukturat e angazhuara për gatishmërinë, profesionalizmin dhe ndihmën e dhënë.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan mbetet e angazhuar maksimalisht për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin të eksplorojnë zonat turistike dhe malore të qarkut.


Video