“Revolucioni i Flamingove”/ Pankartat më pikante nga dita e 10-të e protestës

9 Qershor 2026, 20:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pankartat më pikante nga dita e 10-të e protestës

Në Tiranë po zhvillohet protesta e 10-të kundër projektit të Zvërnecit, por jo vetëm.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa akuzojnë edhe opozitën si “të shitur”.

Protesta paqësore janë mbajtur gjithashtu dhe në     qytete të tjera.

Protestat e të rinjve kanë marrë dhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare, teksa dhe Reuters prej dy ditësh jep drejtpërdrejtë pamje nga Tirana.

Këto protesta janë cilësuar prej të rinjve si “Revolucioni i Flamingove”. Flamingo u përzgjodh si simbol sepse përfaqëson drejtpërdrejtë ekosistemin e Lagunës së Nartës, por më pas u bë si shenjë dalluese e ngritjes të së rinjve të cilët shprehin pakënaqësitë ndaj çështjeve sociale, ekonomike dhe politike në vend përmes protestave.

Në galeri disa nga pankartat më pikante të ditës së sotme.

 



Video