ZHVATJA/ Ish-ministri socialist i Financave: Wizz Air abuzon hap...
8 Shkurt, 11:03Fokus
Policia duket se ka përdorur gaz lotsjellës të skaduar kundër protestuesve në të shtunën. Një prej bombolave të hedhura, e siguruar nga Vox News, ka të shkruar datën e prodhimit në korrik të vitit 2019 dhe datë skadence në korrik 2023.

Gazi u përdor në godinën e Kryeministrisë pasi protestuesit hodhën molotov dhe fishekzjarrë, ndërsa u hodh edhe te Parlamenti, pas përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit
Disa efektivë policie janë lënduar nga hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt godinës së Kryeministrisë në protestën e opozitës.
Policia ka njoftuar se efektivët e lënduar po marrin ndihmën e parë mjekësore.