Mediat greke: Fredi Beleri MERR LEJE për t'u betuar si deputet i Greqisë në Parlamentin Europian

12 July 2024, 16:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mediat greke: Fredi Beleri MERR LEJE për t'u betuar si deputet i
Fredi Beleri

Fredi Beleri ka marrë leje nga Drejtoria e Burgjeve në Shqipëri për t'u betuar si anëtar i Parlamentit Europian, raportojnë mediat greke.

Transmetuesi shtetëror grek ERT tha se Beleri, i cili u zgjodh eurodeputet në Greqi për partinë qeverisëse Demokracia e Re, do të fluturojë të hënën për në Athinë dhe më pas do të transferohet në qytetin francez të Strasburgut. Ai pritet të mbërrijë në aeroportin e kryeqytetit grek, Eleftherios Venizelos në orën 12:30.

Më pas ai do të shkojë në Strasburg, për të marrë detyrën si deputet i Parlamentit Evropian gjatë seancës hapëse plenare të Parlamentit Evropian dhe për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetarët e Parlamentit Evropian dhe Komisionit.

Vitin e kaluar, Beleri u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, por humbi mandatin dhe tani po vuan dënimin me dy vjet burg për blerje votash në zgjedhje.


Video