Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pas rreth 50 minutash.
Olsi Rama u thirr nga prokurori Alfred Shehu, për të dhënë sqarime mbi dosjen e "Xibrakës", ku sipas denoncimeve të Gazment Bardhit, është i implikuar.
Vetë Olsi Rama e ka pranuar për mediat pas daljes nga SPAK, se u thirr për këtë çështje, duke thënë se është i gatshëm të japë deklarimet si person në dijeni sa herë që e thërarsin.
"Dhashë sqarimet e mia si person në dijeni për dosjen e “Xibrakës”, për ato që keni dëgjuar në publik. Se çfarë sqarimesh dhashë, i dëgjuan personat që ishin të interesuar. Do doja të më pyesnin akoma dhe më shumë.
E kam thënë dhe më parë se jam gati të jap deklarimet e mia sa herë të më thërrasin. Do doja të më pyesnit për sportin dhe ekipin e Partizanit”, u shpreh Olsi Rama.