Personi që shihni në fotot e mëposhtme është 25-vjeçari Qamil Taja. Ai vrau me pistoletë të dashurën shqiptare, Kristjana Brakaj. 19-vjeçe, pas një sherri për shkaqe xhelozie.
Ngjarja tragjike u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pire të Atikës, teksa së fundmi, mediat greke kanë publikuar fotot e autorit.
Ata punonin në lokale të ndryshme përgjatë natës dhe kanë nisur të debatojnë pasi u kthyen nga puna në shtëpi.
Qamil Taja, nën ndikimin e kokainës, ka nxjerrë armën dhe teksa 19-vjeçarja po qëndronte në divan e ka qëlluar disa herë në kokë dhe në gjoks, duke i shkaktuar vdekjen. Ai ka marrë armën, e ka fshehur në frigorifer dhe menjëherë është larguar nga banesa duke ka dalë në rrugë.
“Kam bërë shëtitje për të qetesuar mendjen”, mësohet se ka thënë ai, por siç pretendon, sapo ka kuptuar se çfarë kishte bërë, ka shkuar në Komisariat dhe ka pranuar krimin.
“Është koha të dorëzohem sepse kam vrarë partneren time në banesë”, ka deklaruar ai me qetësi para efektivëve.
Policia ka shkuar me shpejtësi në shtëpinë e çiftit që ndodhet në rrugën Vamva dhe ka gjetur gruan fatkeqe të shtrirë të vdekur në një pellg gjaku.
Sipas dëshmisë në polici, autori është shprehur se përleshja mes tyre nisi pasi ishte xheloz për partneren e tij. I zemëruar dhe nën ndikimin e drogës, e vrau me pistoletën që ia kishte marrë rreth një vit më parë disa rumunëve.