Zbardhja e fatit të Ervis Martinajt, Rrumbullaku: Jemi në rrugë të mbarë

3 December 2022, 12:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbardhja e fatit të Ervis Martinajt, Rrumbullaku: Jemi në rrugë
Në foto: Ervis Martinaj

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, thotë se hetimet  për zhdukjen e bosit të lojërave të fatit Ervis Martinajn janë në rrugë të mbarë.

‘Sot jemi për një çështje tjetër me madhore. Por do tju përgjigjem shkurt. Absolutisht policia e shtetit është në rrugë të mbarë për hetimin e rastit për të cilin ju i referoheni. Ne mendojmë se jemi në rrugën e mbarë për të zgjidhur rastin’- tha Rrumbullaku.

Kujtojmë se familjarë të Martinajt deklaruan në media akuza të forta ndaj politikanëve të rendësishëm në vend duke theksuar se ata kanë gisht në zhdukjen e djalit të tyre.

Martinaj u zhduk në fillim të gushtit dhe pamjet e fundit në lidhje me të janë fiksuar pranë një qendre tregtare në Tiranë. Deri më tani ka patur mjaft spekulime, por as prokuroria dhe as policia nuk kanë thënë diçka më tepër mbi rastin në fjalë


Video