Vox News ka siguruar pamje nga aksidenti i rëndë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku 3 fëmijë që lëviznin me dy monopatina u përplasën nga një makinë.
Siç shihet në foto fëmijët janë shtrirë në asfalt. Njëra prej monopatinave është futur poshtë gomave të makinës, ndërsa tjera pak metra larg automjetit.
Gjithashtu në vendngjarje shihen shapkat e fëmijëve të përplasur në mes të rrugës.
Aksidenti ndodhi rreth orës 10:30 dhe 3 të miturit u transportuan në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Sipas informacioneve, mësohet se dy prej tyre, i mituri me iniciale O. A., 11 vjeç dhe E. S., 9 vjeç, ndodhen në gjendje shëndetësore stabël.
Ndërkohë, i treti, shtetasi me iniciale J.N., mosha e të cilit nuk është bërë ende e ditur, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore me dëmtime në kokë.