Tritoli në një biznes në Vlorë, çfarë dëshmoi pronar i servisit

25 June 2025, 09:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tritoli në një biznes në Vlorë, çfarë
Tritoli në një biznes në Vlorë

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me shpërthimin me tritol në një biznes në qytetin e Vlorës, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, nga ku shihet një person që afrohet pranë servisit.

Policia po punon për identifikimin e personit që duket në filmime.

Ndërkohë pronari i biznesit ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt, dhe nuk ka asnjë ide se përse tritoli iu vu servisit të tij.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.


Video