Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Prej nisjes së procesit për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës ka patur një numër të lartë kandidatësh që janë vetëshpallur por edhe shumë emra të tjerë janë propozuar nga deputetët apo gazetarë. Por, duket se nuk mjaftojnë.
Sot, në rrugët e Tiranës është parë një njoftim i çuditshëm ku në një letër të ngjitur në një tabelë të sinjalistikës rrugore shkruhet: "Kërkojmë president", duke e shoqëruar dhe me numrin e telefonit.
Siç duket, një qytetar ka dashur të bëjë një shaka me procesin për zgjedhjen e Presidentit, duke parë dhe situatën ku deputetët "dogjën" raundin e parë dhe duket se e njëjta gjë do ndodhë dhe me raundin e dytë.
