Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të Balldrenit.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë një prej automjeteve ka përfunduar në një arë disa metra jashtë rrugës. Siç mund ta shihni dhe tek fotot e mëposhtme, makinat kanë pësuar dëmtime të shumta.
Mësohet se një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë për jetën dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lezhës.
Shkak për aksidentit dyshohet të ketë qenë prerja e rrugës nga një prej automjeteve. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


