Ambientalisti Sazan Guri edhe pse nuk po propozohet nga palët politike, duket se nuk heq dorë nga kandidimi për kandidimi për President. Ditën e sotme ai ka depozituar në Kryesinë e Kuvendit një kërkesë drejtuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikollas në emër të fondacionit ""Rrënjët Tona", ku i kërkon asaj që ta kandidojë për President.
Në kërkesë thuhet se Sazan Guri nuk ka as më të voglën njollë në "biografi".
"Bazuar në të kaluarën pa më të voglin njollë në marrëdhënie me fondet publike; pa më të voglin ves të mitmarrjes me studentë, biznese e qytetarë dhe pa më të voglin problem në familje dhe në marrëdhëniet sociale me bashkëkombas shqiptarë:
Vendosi:
Të sjellë te Ju si Kryetar i Parlamentit Shqiptar kërkesën për kandidim si person i pavarur, civil, shkencëtar, profesor, avokat, por mbi të gjitha si atdhetar, për President të Republikës së Shqipërisë të prof. ing av. Sazan GURI." - thuhet në kërkesën drejtuar Nikollës.
Bashkë me kërkesën Sazan Guri ka dorëzuar dhe një CV të tijën ku në videon e mëposhtme shprehet se përmban rreth 100 faqe.