Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar 20-vjeçarin Mustafa Idrizi, i cili në një video që u bë virale në rrjet ai shfaqej duke keqtrajtuar një qen ku e kishte lidhur me tel në qafë dhe rrotullonte në ajër.
Burime zyrtare bëjnë me dije se pas shoqërimit në komisariat, 20-vjeçari është lënë sërisht i lirë dhe është vënë nën hetim për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Kodi penal parashikon që keqtrajtimi i kafshës dënohen me gjobë ose deri në 6 muaj burg.
Mustafa Idrizi duket se preferon të pozojë si reper nga fotot e publikuara në rrjetet sociale, teksa ka dhe një foto ku shfaqet me maskë dhe me hanxahr në dorë.
