Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 53-vjeçar ka humbur jetën teksa po lahej në lumin Mat. Viktima është shtetasi Durim Murrani, banues në Burrel. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Skuraj, në lagjen “Guri i Zi”.
Burime zyrtare bëjnë me dije se ky shtetas dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak gjatë kohës që po lahej në lumë. Në momentin e ngjarjes së rëndë ai ka qenë i shoqëruar nga familjarët e tij.
Trupi i 53 vjeçarit është nxjerrë nga lumi dhe po transportohet në Morgun e Spitalit, me qëllim përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.