Lidhi qenin me tel dhe e rrotullonte në ajër, shpallet në kërkim 20-vjeçari (EMRI+VIDEO)

6 June 2022, 16:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lidhi qenin me tel dhe e rrotullonte në ajër, shpallet në
I riu duke rrotulluar qenin

Policia e Tiranës ka reaguar pas videos virale në rrjetet sociale ku një ri kishte lidhur një qen me tel në qafë dhe shfaqj duke e rrotulluar në ajër. Qeni shihej i tronditur dhe i frikësuar, teksa përpiqej të largohet nga i riu.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se kanë identifikuar autorin dhe e kanë shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për shtetasin Mustafa Idrizi, 20 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”. 

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Policia falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.




Video