FOTO/ Ky është personi që ‘GARANTONTE’ fitimin e vizave amerikane: Vetëm për 10 MIJË euro!

8 February 2024, 11:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Ky është personi që ‘GARANTONTE’ fitimin e
Foto: Renato Nasto

Renato Nasto, me grupin e tij kriminal, kishte krijuar një skemë të mirëfilltë për të zhvatur qytetarët për të përfituar viza amerikane.

Për të pasur sukses, në aplikimet që agjencia e tij bënte, të dhënat që hidheshin në sistem nuk ishin reale.

Që aplikimi të bëhej sa më bindës dhe i besueshëm, shtoheshin detaje si profesione më të kualifikuara dhe specializime të ndryshme.

Në këtë formë kanë mundur të marrin viza shumë persona në ambasadën amerikane, pasi vetë Nasto mësonte se si të silleshin në intervista.

Paratë, aplikantët i dorëzonin pasi merrnin vizat dhe Nasto paraqitej para këtyre klientëve si person që ka njohje të brendshme në ambasadë, duke dalë kështu garant për marrjen e vizës.

Në rrjetet sociale, Renato Nasto reklamonte vizat amerikane të tijat, të familjarëve të lidhur dhe personave të tjerë bashkëpunëtorë të grupit.



Video