Aksident në rrugën e re të Ersekës, makina “NGEC” në barrierën anësore!

3 Shkurt 2025, 12:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mjet tip “Benz”

Një aksident ka ndodhur në rrugën e re të Ersekës, ku një mjet tip “Benz” ka dalë nga rruga duke u përplasur me barrierën anësore.

Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti ka dalë nga rruga dhe ka “ngecur” në barrierën anësore, duke mbetur një pjesë në rrugë ndërsa pjesa tjetër e varur.

Sipas të dhënave, zjarrfikësja ka ndërhyrë për nxjerrjen e drejtuesit dhe pasagjerit, të cilët fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia mësohet se ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Video