Vrasja e Ramazan Matajt, Apeli i Shkodrës lë në burg Arjon e Klisman Hasajn

3 Shkurt 2025, 11:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ramazan Mataj

Gjykata e Apelit Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Arjon dhe Klisman Hasaj, dy autorët e vrasjes së 33-vjeçarit Ramazan Mataj i cili u ekzekutua në fshatin Dragoç të Shkodrës.

Sipas njoftimit nga Gjykata e Apelit, Arjon Hasaj është arrestuar nën akuzën e veprës penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Klisman Hasaj është arrestuar nën akuzën e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Nga ana tjetër, Klisman Hasaj apeloi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, duke kërkuar një masë sigurie më të lehtë, por Apeli rrëzoi kërkesën dhe la në fuqi vendimin për arrest në burg.

33-vjeçari i cili mbeti i vrarë në fshatin Dragoç në Shkodër, Ramazan Mataj, u qëllua me breshëri automatiku në orët e mbrëmjes së 4 janarit teksa ndodhej i vetëm në automjetin e tij tip benz.

Viktima po kthehej në shtëpi teksa dy autorët Arjon dhe Klisman Hasaj, vëllezër me njëri-tjetrin, i kanë dalë në pritë duke ekzekutuar 33-vjeçarin.

Video