Aksident në hyrje të qytetit të Gramshit, një viktimë dhe dy të plagosur!

3 Shkurt 2025, 09:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një aksident raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm (3 shkurt) në hyrje të qytetit të Gramshit, ku mësohet se ka ndërruar jetë një person.

Viktimë ka mbetur një 50-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Ndërkohë dy të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

Në aksident raportohet se janë përfshirë dy automjete, njëra tip “Benz” dhe tjetra “Opel”.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:00, në aksin rrugor "Gramsh-Cërrik", automjeti me drejtues shtetasin G. K., 21 vjeç, shtë përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. H., 39 vjeç.

Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi A. H., rreth 50 vjec, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. H., si dhe janë dëmtuar shtetasi E. H. dhe pasagjeri tjetër në automjetin e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi G. K. është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Video