Aksident në Lezhë-Milot, plagosen rëndë 3 persona. Mes tyre një grua me të bijën

2 Shkurt 2025, 19:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga vendi i ngjarjes

Disa makina janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të kryqëzimit të Gajushit në superstradën Lezhë-Milot.

Nga përplasja, kanë mbetur të plagosur rëndë 3 persona.

Mes tyre, edhe një grua me vajzën e saj.

Të plagosuri janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur Policia.

Video