Zbardhet dinamika e krimit që tronditi Tiranën: 74-vjeçari qëlloi me thikë të birin pasi i goditi vajzën, viktima la jetimë dy fëmijë

2 Shkurt 2025, 17:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hekuran dhe Asim Gjoni

Një krim në familje tronditi Tiramë mbrëmjen e së shtunës ku 74-vjeçari Hekuran Gjoni i mori jetën djalit të tij, Asim Gjoni.

Krimi në familje ndodhi në zonën e “Kodrës së Priftit” në Tiranë, në banesën e familjes Gjoni. I moshuari ka pranuar para hetuesve krimin e rëndë, teksa e gjithë ngjarja ka ndodhur para syve të familjarëve të tjerë.

Fillimisht 74-vjeçari ka debatuar me djalin e tij, ku në debat e sipër ai e qëlloi me shuplakë 37-vjeçarin, i cili më pas iu kundërpërgjigj duke e shtyrë dhe goditur të atin.

I moshuari u rrëzua në tokë, teksa ka qenë vajza e tij, e cila është përpjekur që të qetësojë gjakrat mes të atit dhe të vëllait.

Por, 37-vjeçari e ka goditur dhe të motrën, ndërkohë pas këtij akti ka qenë i moshuari i cili është ngritur dhe ka marrë thikën e bukës duke e goditur disa herë të birin.

Menjëherë 37-vjeçari, babai i dy fëmijëve, u transportua në Spitalin Ushtarak, por fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra, ku një prej tyre ishte dhe në zemër, ai ndërroi jetë.

I moshuari është arrestuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes duke marrë dhe dëshmitë e familjarëve të tjerë.

 

Video