Dyshohet se u asfiksuan, kush janë dy vëllezërit që u gjetën pa jetë në Mallakastër

3 Shkurt 2025, 11:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Dy vëllezër janë gjetur të vdekur në banesë në fshatin Çorrush të Mallakastrës.

Bëhet fjalë për dy të moshuar, vëllezër, të moshës 90 vjeç.

Për momentin dyshohet se vdekja e të moshuarve Sabri dhe Novrus Velaj, në fshatin Çorrush të Mallakastrës, ka ardhur nga asfiksimi. 

Mallakastër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në fshatin Çorrush, Mallakastër, në banesën e tyre, janë gjetur pa shenja jete shtetasit S. V., 90 vjeç dhe N. V., 85 vjeç(vëllezër), të cilët jetonin të vetëm.

Paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

 

Video