Organizatori i vrasjes së Behar Sofisë, ja sa vite burg kërkon SPAK për Jemin Sherën!

3 Shkurt 2025, 11:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Behar Sofia

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 35 vite burg për Jemin Sherën, i dyshuar si organizator i vrasjes së Behar Sofias, i cili ndodhet në arrati.

Sipas SPAK nga hetimet ka rezultuar se Jemin Shera e ka marrë porosinë për të ekzekutuar Behar Sofinë dhe për ta realizuar vrasjen ka krijuar grupin kriminal.

Pjesëtarët e grupit e kanë vëzhguar shënjestrën e tyre për gjashtë muaj më radhë deri në momentin kur e ekzekutuan mëngjesin e 25 shkurt të vitit 2021, në afërsi të piramidës në Tiranë.

Video