Gjendet pa jetë një person brenda makinës së tij në Korçë

3 Shkurt 2025, 12:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një 78 vjeçar gjendet i pajetë brenda një mjeti në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake viktima mësohet se punonte si roje pranë një biznesi në lagjen e SMT-së në qytet.

78 vjeçari sipas informacioneve kishte probleme me shëndetin dhe paraprakisht dyshohet se mund të ketë pësuar arrest kardiak gjatë orarit të punës.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Video