Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrohet në reanimacion

29 August 2023, 15:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore,
Ish-kryeministri Fatos Nano

Ish-kryeministri dhe Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore i shtruar në një spital privat në Tiranë.

Ish-lideri 70-vjeçar i Partisë Socialiste është shtruar në reanimacionin e një spitali privat në kryeqytet dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nano qëndron i shtruar në spital prej 24 gushtit dhe mësohet se ka probleme me frymëmarrjen dhe mosfurnizimin me oksigjen. Sakaq, mësohet se gjendja e tij shëndetësore po shkon drejt përmirësimit.

Nano kaloi një periudhë të vështirë edhe gjatë pandemisë së koronavirusit, kur u shfaq i sëmurë nga problemet në mushkëri, por në atë kohë u raportua se arriti të rikuperohej.


Video