23 vjeçari Klajdi Bitri, i cili u vra të dielën në Itali është nga qyteti i Lushnjes.
Babai i tij Agim Bitri bën thirrje për ti ndihmuar në sjelljen e trupit te birit sepse ata nuk kanë mundësi financiare
“Kërkoj drejtësi për fëmijën tim. Gruaja nuk e di ende, e kemi në spital, i kam thënë që është rëndë. Shteti të më ndihmojë të sjell trupin këtu. Autori të dënohet” thotë ai për gazetarët.
Kujtojmë se Klajdi Bitri është vrarë në mes të rrugës në Sirolo, në provincën e Ankonës me fuzhnjë, - një mjet peshkimi në trajtën e një sfurku me bisht të gjatë, me shumë dhëmbë e me gremç në majë.
Ngjarja e së dielës, 27 gusht 2023, ndodhi në mes të ditës mes panikut të kalimtarëve.
Të shumtë kanë qenë të pranishëm në skenën tragjike e cila u shkaktua pas një sherri nisur nga mungesa e përparësisë në një rrethrrotullim të qytetit në rajonin Marche.
Mes dy shoferëve, algjeriani dhe shokut të viktimës kishte lindur një debat. 23-vjeçari do të mbronte shokun me të cilin ndodhej në makinë. Alegjiriani ka marrë fuzhnjën dhe ka qëlluar duke lënë të vdekur dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas karabinierëve, të cilët po hetojnë vrasjen, shkaku ishte një debat i kotë. Më pas ndodhi goditja vdekjeprurëse. Menjëherë policia ngriti postblloqe për të arrestuar autorin
Vrasësi u ndalua në Falconara ndërsa ende kishte në dorë fuzhnjën. Kishin qenë pikërisht qytetarët të cilët kishin njoftuar policinë për prezencën e tij dhe më pas u krye arrestimi.