Çfarë po ndodh? Sërish probleme me Facebook, miliona përdorues nxirren jashtë llogarive

20 March 2024, 16:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çfarë po ndodh? Sërish probleme me Facebook, miliona
Rrjetet sociale të META

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme gjatë ditës së sotme.

Dyshohet se problemi është i njëjtë siç ndodhi rreth 2 javë më parë, kur miliona përdorues e patën të pamundur të hyjnë në llogaritë e tyre në Facebook, Instagram dhe Messenger, produkte të kompanisë META.

Po ashtu është raportuar për ngadalësim të rrjetit dhe probleme me shfaqjen e fotografive dhe “story”-ve.

Një problem i ngjashëm preku rrjetet e META dy javë më parë, dhe zgjati për rreth dy orë deri sa u rikthye në normalitet.


Video