Tre makina përplasen në aksin Shkodër-Koplik, një fëmijë 2 vjeç në spital

20 March 2024, 12:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tre makina përplasen në aksin Shkodër-Koplik, një

Një 2 vjeçare mbeti e plagosur në aksidentin e ndodhur sot paradite në  aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Automjeti me drejtues shtetasin A. V. është përfshirë në aksident me automjetin me drejtues shtetasin F. H. dhe me një automjet të parkuar në anë të rrugës.   

'Si pasojë është dëmtuar lehtë një 2-vjeçare që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin F. H., e cila është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës' informon policia e Shkodrës. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video