
Eksperti i Sigurisë Fatjon Sofa ka thënë se Ervis Martinaj mund të jetë ende gjallë. Ai tha se për sa kohë ka një kufomë, “mbreti i lojërave të fatit” mund të jetë gjallë edhe pse nuk ka asnjë gjurmë prej tij që prej 9 gushtit të vitit 2022.
“Kjo është çështje që për aq kohë s’ka një kufomë unë e them që ai është gjallë. Aq kohë sa është ky version duhet të nisemi e nga shumë raste si ai në Itali që pas 30 vitesh në kërkim u arrestua nga policia italiane një person shumë i rrezikshëm e i kërkuar.
Nëse është gjallë patjetër një ditë do gjendet e ndalohet, por ai mund të jetë e mes nesh përreth nesh, e si ka ndodhur prej vitesh tek ne që kur s’duam ta gjejmë nuk e kërkojmë se nuk duam probleme”, tha ai.
Duke u ndalur te kontrollet e policisë në banesën e tij dhe të xhaxhallarëve, eksperti i sigurisë tha:“Sa kohë shkon për kontrolle qoftë në Vlorë e banesën e tij, presupozon që është gjallë personi. Kjo ka qenë dhe për të plotësuar atë dosje hetimore që kishte mangësi se nuk ishte bërë një kontroll në banesë dhe u bë dhe rezultuan disa gjëra që po të kishin qenë më herët do kishin gjetur më shumë”, tha Sofa