Shtyhet sërish seanca për ish-ministrin Saimir Tahiri

17 January 2023, 10:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shtyhet sërish seanca për ish-ministrin Saimir Tahiri
Saimir Tahiri

Seanca e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është shtyrë sërish.

Mësohet se avokati i tij, Maksim Haxhia ishte në një gjyq tjetër në Gjykatën e Apelit Durrës.

Kujtojmë se Tahiri është dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për “Shpërdorim detyre” duke u shpëtuar akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.


Video