Dhunohet barbarisht mësuesi në Tepelenë, policia në kërkim të 3 autorëve

17 January 2023, 08:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dhunohet barbarisht mësuesi në Tepelenë, policia në

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tepelenë ditën e djeshme, ku një mësues është dhunuar barbarisht.

Bëhet me dije se mësuesi i edukimit fizik, Kleanth Laçi 59 vjeç është dhunuar barbarisht nga disa persona, ende të paidentifkuar.

Mësuesi i 9-vjeçares është thirrur nga tre persona për një sqarim, nga të cilët më pas është dhunuar në mënyrë barbare. Plagët e marra janë kryesisht në kokë, fytyrë dhe pjesën abdominale.

59-vjeçari ndodhet në spitalin e Gjirokrastrës, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kiurgjikale, ndërsa policia është në kërkim të autorëve.


Video