Bashkia e Shkodrës paralajmëron banorët: Priten përmbytje, merrni masa

16 January 2023, 21:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bashkia e Shkodrës paralajmëron banorët: Priten përmbytje,
Shkodra

Ditën e sotme, territori i Shqipërisë është përfshirë nga reshje shiu, të cilat pritet të intesifikohen në orët në vazhdim. Sipas parashikimeve meteorologjike, në orët e vona të natës dhe ditën e neserme sipas parashikimeve do të ketë reshje me intesitet të lartë më së shumti në veri.

Bazuar në këto parashkime, Bashkia e Shkodër ka paralajmëruar banorët që të marrin masa për çdo situatë që mund të krijohet.

Postimi i plotë:

Instituti i Gjeoshkencave ka parashikuar që gjatë ditës së sotme (e hënë, dt.16) dhe gjatë ditës së nesërme (e martë, dt.17) do të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri të territorit.

Në fund të ditës së nesërme reshjet intensive pritet të shtrihen në të gjithë territorin. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjëve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Ndërkohë, pritet një rritje e prurjeve të lumenjve kryesore, veçanërisht në lumenjtë Drin-Buna dhe liqenin e Shkodrës.

Bazuar në këto parashikime, Bashkia Shkoder ka marrë të gjitha masat për çdo situatë që mund të paraqitet. Grupet e punës do të jenë në terren ndërsa ju bëjmë thirrje banorëve të tregojnë kujdes duke marra masa paraprake dhe të kenë vemendje të shtuar. Për çdo emergjencë të njoftojnë në kohë në nr e cel: 067 303 5950. Faleminderit!


Video