Tërmeti shkund sërish vendin, ja sa ishte magnituda

16 January 2023, 19:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tërmeti shkund sërish vendin, ja sa ishte magnituda
Termet

Lëkundje sizmike janë regjistruar sërish në vend, pak minuta më parë, rreth orës 19:23.

Sipas Qendrës Sizmiologjike Evropiane Mesdhetare, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.7 e shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë 14 km në juglindje të Burrelit dhe 30 km në verilindje të Tiranës dhe me një thellësi prej 2 km.

Kujtojmë se një natë më parë, u regjistruar lëkundje sizmike me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter që zgjati 40 sekonda, kjo e matur në aparaturat e Institutit të Gjeoshkencave. Sipas sizmiologëve, paslëkundjet do të vazhdonin dhe ditën e sotme dhe nuk duhet të ketë panik tek qytetarët.

Tërmeti shkund sërish vendin, ja sa ishte magnituda


Video