EMRAT/ Nën përgjim nga Prokuroria për 3 muaj, pezullohen nga detyra dy drejtuesit e komisariatit të Devollit

16 January 2023, 15:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT/ Nën përgjim nga Prokuroria për 3 muaj, pezullohen nga
Foto ilustruese

Dy drejtues të komisariatit të Policisë në Devoll janë pezulluar nga detyra pasi akuzohen për "shpërdorim detyre".

Më konkretisht bëhet fjalë për shefin e komisariatit, shtetasin Besim Palamani, dhe shefin e rendit Admir Belishta.

Dyshohet se ata kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyeje dhe shitjen e lëndës drusore. Ata kanë qenë në përgjim përreth 3 muaj nga ana e Prokurorisë së Korçës.

Çështja po shqyrtohet në prokurorinë e rrethit gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikqyrjes Policore.


Video